Kandidati i VV-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vendosur të mos marrë pjesë më në asnjë debat me kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Shaip Surdulli.
Arsyeja e mospjesëmarrjes në debate sipas Kastratit është që kundërkandidati i tij Shaip Surdulli kishte shpifur për babain e tij të ndjerë, Isa Kastratin.
Këtë e ka bërë të ditur Kastrati përmes një statusi në rrjetin social facebook ku ka shpërndarë një video i cili ishte i ftuar në njërin nga televizionet dhe që kishte lënë debatin.
Statusi i plotë:
Pas shpifjeve tejet të ulëta të kundërkandidatit tim, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marr pjesë më në debate me të.
Ju ftoj që ta shpërndani këtë video në mënyrë që qytetarët e Kamenicës të shohin se sa jo-korrekte është bërë propaganda e kundër-kandidatit tim.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/videos/542371432767266/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...