Google ADS

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës po premton projekte që tashmë ekzistojnë

23:10 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës po u premton qytetarëve projekte të cilat tashmë veç ekzistojnë.

Ajet Potera po premton shërbime digjitale 24 orëshe për qytetarët nëpërmjet E-Kiosk, gjë të cilën banorët e kësaj komune veç e kanë të mundur.

E-Kiosku ditë më parë është promovuar nga kryetari aktual i kësaj komune Agim Veliu.

“Nga sot qytetarët e Podujevës në “E-kiosk” mund të pajisen me dokumentacione të gjendjes civile gjatë 24 orëve, pa pasur nevojë të të shkojnë në zyrat e Gjendjes Civile”, kishte njoftuar Veliu.

veliu_1507409762-6860017

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme