Ish-deputeti i zëshëm i Vetëvendosjes kthehet në Kosovë

22:18 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Një ndër ish-deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është kthyer në Kosovë.

Florin Krasniqi, i cili ishte deputet herën e parë kur VV kishte hyrë në Kuvend është kthyer në Kosovë nga SHBA-ja, tre ditë para zgjedhjeve nacionale, shkruan Periskopi.

Një fotografi e tij është publikuar në Facebook nga një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi njihet si biznesmen i suksesshëm në SHBA.

Edhe pse ai vazhdon të jetë pjesë e VV-së, viteve të fundit nuk ka qenë i angazhuar politikisht në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme