Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka thënë se largimi i disa mësimdhënësve nga puna nga kryetari aktual Ramiz Lladrovci, pa asnjë arsye, ka bërë që ai të marr vendim e të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune.
Ai në Interaktiv të KTV-së tha se largimi i 12 drejtorëve, një inspektori e dy arsimtareve, kanë qenë disa prej vendimeve që Lladrovci ka marrë, e krejt këto punë ai po i bën gjatë fushatës.
Ka thënë se kryetari i Komunës së Drenasit “është një lloj humoristi”, e që sipas tij, bën punë që duhet bërë gjatë tërë vitit e ai i bën vetëm gjatë fushatës.
“Punët që po bëhen gjatë këtyre dy javëve, kanë mundur të bëhen më herët, sikur asfaltimi i rrugëve. Nuk ka bërë asnjë punë që ia vlen të përmendet”, ka thënë ai.
Xhemajlaj ka thënë se garën e mandatit të kaluar, nuk e ka humbur vetëm me Lladrovcin por me tërë qeverinë, pasi sipas tij, ka pasur shumë ministra që i kanë ofruar ndihmë komunës, duke premtuar “male me qumësht”, por siç tha ai, ata më kurrë nuk kanë shkuar në Drenas.
“Nuk ka më bastione në Drenas, krejt po punohet përmes programeve të partive”, tha ai duke shtuar se garën në Drenas do ta fitojë pa balotazh.
Tutje Xhemajlaj ka thënë se vendet më rurale Lladrovci nuk i ka vizituar asnjëherë.
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira