Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse LëvizjesVetëvendosje për zgjedhjet parlamentare 2017. Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia Socialiste e Spanjës, Partia Socialiste e Belgjikës, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialiste e Bullgarisë, Partia Socialiste Finlandeze, e plot parti të tjera evropiane dhe nga e gjithë bota.
Letra mbështetëse në emër të Inernacionales Socialiste është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Luis Ayala, drejtuar kryetarit Visar Ymeri dhe kandidatit për Kryeministër Albin Kurti.
Gjeni në vijim letrën e plotë:
INTERNACIONALJA SOCIALISTE
6 qershor 2017
Visar Ymeri,
Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Albin Kurti,
Kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Të dashur miq,
Ndërkohë që i afroheni zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’ju shpreh juve, dhe nëpërmjet jush të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përshëndetjet e mia vëllazërore dhe urimet e mia më të mira për fushatën tuaj elektorale sa të shkurtër aq edhe intensive.
Duke ju uruar suksese, unë shpresoj që përmes kontributit tuaj këto zgjedhje të sjellin stabilitet të shtuar, progres ekonomik dhe drejtësisë sociale për të gjithë popullin e Kosovës. Në këtë përpjekje ju keni mbështetjen dhe solidaritetin e Internacionales Socialiste.
Përshëndetje të përzemërta,
Luis Ayala
Sekretar i Përgjithshëm
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër