Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet komunale në komunën e Podujevës, Hajredin Hyseni ka qëndruar sot në Gllamnik, prej ku thotë se vinë shumë intelektual të shquar.
Hyseni ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij, Gllamniku me rrethinë do të ketë trajtim të veçantë, si vend i rëndësishëm me potencial ekonomik, bujqësor dhe trashëgimi arkeologjike, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Në Gllamnik, vend nga i cili vijnë shumë intelektual të shquar, u dha mbështetje e fuqishme për vizionin dhe programin tim të ndryshimit të Podujevës. Gjatë qeverisjes sime, Gllaminku me rrethinë do të ketë trajtim të veçantë, si vend i rëndësishëm me potencial ekonomik, bujqësor dhe trashëgimi arkeologjike. Po ashtu pozita gjeografike e kësaj ane, si para lagje e qytetit të Podujevës do të shërbejë si shembull i zhvillimit rural në Komunën tonë.
Hasani takon Ardita Sinanin, rikonfirkon mbështetjen e qever...
Ten Hag konfirmon interesimin e klubit për transferimin e lo...
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndroi në vizitë zyrtare ...
Ferronikeli kërkon fitoren e parë, Drita vazhdimin e ecurisë...
Rumania thotë se edhe një dron tjetër shkeli hapësirën e saj...
Shtëpia e Netanyahut sulmohet me dron, thotë zëdhënësi i tij