Gjatë një vizite që zhvilloi të enjten në Shoqatën Down Syndrome Kosova (DSK), kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re parasheh dyfishimin e pagesave të familjeve që kanë persona me sindromën Down, nga 100 në 200 euro.
“Për të përmirësuar gjendjen e personave me sindromën Down ne do t’i dyfishojmë pagesat për këto familje, nga 100 euro, siç ka qenë më parë, do t’i dyfishojmë në 200 euro në muaj”, ka thënë Hoti, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se një prioritet i veçantë për këtë kategori të shoqërisë do të jetë ofrimi i kushteve adekuate për përfshirjen e tyre në sistemin arsimor, nëpërmes përgatitjes së kuadrove të specializuar për të punuar me këta fëmijë.
“Ne do të përkrahim projektet sikur kafeneja në Prishtinë ku punojnë këta persona. Kafene të tilla do të hapin në të gjitha qendrat rajonale të Kosovës. Ideja jonë është që të përkrahim punësimin e këtyre personave, sepse kemi obligim si shoqëri që t’i kultivojmë sa më shumë që është e mundshme vlerat tona humane”, ka shtuar Hoti.
Ai ka shprehur konsideratën më të lartë për punën e organizatës DSK dhe është zotuar se do të përkrahë financiarisht projektet e tyre.
Sebahate Beqiri, drejtoreshë e DSK ka thënë se aktualisht janë duke e zbatuar Programin e Intervenimi dhe Edukimit të Hershem (IEH) në 5 komunat, një program ky i akredituar nga MASHT.
“Ky program parasheh shërbime për prindër të rinj- këshillim dhe informim mbi shërbimet ekzistuese. Terapi/aktivitete: zhvillim psiko-motorik, zhvillim të komunikimit dhe të folurit. Regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollimin e rregullt.
Vizitat në familje/institucione shëndetësore dhe zbatimin e sistemit referues”, ka thënë Beqiri.
Ajo ka shtuar se një projekt tjetër i organizatës është Iniciativa Avokuese dhe Monitorimi mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve dhe strategjive për personat me nevoja të veçanta, si dhe janë duke e bërë implementimin e Programit të aftësimit për punë dhe jetës së pavarur për të rinj dhe të rritur me sindromin Down, siç janë ndërmarrja sociale-
Programi X21; prodhimi i kartolinave pune dore; Shërbimi i printimit dhe projekti amë –Linja e Paketimit të Mjaltit./Arbresh.info.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...