Zëvendës drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti ka thënë për arbresh.info se Policia e Kosovës në atë pjesë është në zbatim të Planit Operativ për Zgjedhjet Lokale.
Sipas tij urdhri operativ që vjen nga niveli qendror është i zbatueshëm për të gjitha rajonet në nivel vendi.
“Sa i përket detyrave primare të Policisë së Kosovës të cilat kanë filluar drejtpërdrejtë në zbatim prej orës 3:00 të mëngjesit me hapjen e Dhomës Komanduese, pastaj me përcjelljen e materialit zgjedhor nga depot e nivelit komunal në të gjitha qendrat e votimit, kjo është bërë nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe të gjitha qendrat sa i përket çështjeve të sigurisë deri tani nuk kanë raportuar për ndonjë incident”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë incident që lidhet me faktorin e sigurisë në veri të vendit.
“Ajo çka është më e rëndësishme është që nuk ka incidente që ndërlidhen drejtpërdrejtë me faktorin e sigurisë së përgjithshme në veri të vendit”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: S’e njohim Kosovën, është s...
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...