Hoti në Lipjan: Fitorja e LDK-së ka marrë hov në çdo komunë

17:55 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa sot ka vizituar qytetin e Lipjanit ku janë pritur nga qindra simpatizantë, shkruan arbresh.info

Para të pranishmëve ka folur kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ai tha se fitorja e LDK-së ka marrë hov në çdo komunë falë punës së palodhshme të aktivistëve të LDK-së.

“Në çdo komunë të Kosovës LDK-ja po merr përkrahje për fitore, ka qenë një përvojë e jashtë zakonshme për mua të takohem me qytetarë, për me u mbush me besë dhe shpresë, tani nuk ka asnjë dyshim ne do  ë bëhemi gati për të filluar qeverisjen e vendit”, tha Hoti

Ai gjatë fjalimit ka përmendur edhe të arriturat e Presidentit Rugova gjatë kohës së okupimit.

“Në kohën e okupimit presidenti Rugova i dha shpresë popullit dhe qetësinë, ky koalicion ju garanton se ka për t’ju ofruar qetësinë e nevojshme në familje, në biznes, e shoqëri, ka me siguru besimin e nevojshëm, ne do të bëhemi bashkë me 11 qershor për ta festuar fitoren”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme