Hoti: Ne jemi njerëz që kryejmë punë e jo që rrahim gjoks

15:36 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti tha para qytetarëve të Ferizajt se gjithmonë ka pasur admirim të veçantë për këtë qytet edhe sa ka qenë në krye të Ministrisë së Financave.

Hoti tha se Ferizaj, pas komunës së Prishtinës, është qyteti që kontribuon më së shumti në buxhetin e Kosovës me taksa, shkruan arbresh.info.

“Duke shërbyer si ministër i Financave gjatë dy viteve e gjysmë për komunën e Ferizajt gjithmonë kam shprehur një admirim të veçantë. Është qyteti që pas Prishtinës më së shumti kontribuon në zhvillimin e vendit me taksat që paguajnë përmes bizneseve të shumta. Ne i ftojmë hapur qytetarët e Kosovës për tubimet tona, nuk i sjellim ata me autobus dhje numri i madh që na janë bashkuar në këto javët e fundit është i madh”, tha Hoti.

Ai shtoi se njerëzit e koalicionit LDK-AKR janë njerëz që kryejnë punë e jo që rrahin gjoks./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme