Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti sot pati takim me Strukturat e Partisë dhe Rininë Demokratike të Malishevës.
Të pranishëm ishin edhe kandidati për kryetar, Mursel Gashi dhe shefi i Shtabit dhe njëherit kryetari i degës Hysni Kilaj. Të pranishëm me strukturat e Rinisë Demokratike ishin edhe strukturat të Gruas Demokratike, transmeton Klan Kosova.
Në Malishevë, nënkryetari i PDK-së foli për projekte konkrete që do ta nxjerrin Malishevën me rrethinë në dritën e verdhë të zhvillimeve dhe të shërbimeve. Koha është që në komunën e Malishevës t’i kthehet dinjiteti i qytetarit të kësaj komune dhe është koha që drejtësia dhe barazia të vlejë për të gjithë pa diferencime siç ka ndodh me qeverisjen e fundit lokale.
Në tubim me strukturat e rinisë foli edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Malishevës, Mursel Gashi i cili u fokusua në projektet konkrete që do të hapin perspektivë si në fushën e shërbimeve komunale ndaj qytetarit, ndaj mbrojtjes së ambientit, në avancimin e shërbimeve në shëndetësi dhe arsim. Rol të veçantë i dha edhe mbrojtjes së ambientit.
Gashi i kushtoi kujdes të madhë edhe mundësisë së avancimit të shkollës profesionale si dhe mundësisë së specializimeve.
Faqe e veçantë e Kandidatit për Kryetar të Malishevës ishte edhe përkushtimi i tij në lidhje me zhvillimin e partneritet publike private si dhe mundësisë së vjeljes së fondeve edhe nga bashkimi Europian. Natyrisht Gashi i dha rëndësi të veçantë edhe bashkëpunimit me pushtetin qendror prej të cilit me fitoren e PDK-së në Malishevë do ta kthejë edhe valën e investimeve të mëdha, shkruan RTK,
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...