Hoti kërkon mbështetjen e elektoratit si në kohën e Rugovës (LIVE)

14:00 | 3 Qershor 2017
arbresh.info

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, kërkon mbështetjen për të dërguar në vend amanitin e ish- presidentit, Ibrahim Rugova, për antarësim në BE dhe NATO, dhe në ruajtjen e miqësisë me ShBA.

“Prandaj kërkoj mbështetje si në kohën e Rugovës,” është shprehur Hoti para elektoratit në Vushtërri.

Ai ka shprehur bindjen se temat e mëdha në këtë vend i ka vendosë dhe do t’i vendos LDK me partnerët.

“Demarkcaionin me Malin e zi, serbinë, fqinjësinë e mirë, reciprocitet me serbinë për t’I mbrojtë interesat shtetërore të Kosovës,” ka deklaruar Hoti.

Thotë se kanë një listë  me duar të pastra.

“Nuk bërtasim, as që rrahim gjoks as nuk tregojmë muskuj, kemi një listë me duar të pastra që ka me i pri Qeverisë së ardhshme të Kosovës.”

Ai ka thënë se fitorja me 11 qershor është e sigurtë dhe prej me 12 qershorit do të qojë përpara amanitin e Rugovës.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po mban tubim zgjedhor në Vushtrri në palestrën e Sportit “Jeton Tërstena”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1435436609854760/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme