Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti, ka premtuar 12 muajë pagë për gratë lehona të papuna.
“Gratë lehona që nuk janë të punësuara do të marrin 50 përqind të pagës minimale për 12 muaj,” është shprehur Hoti në takim me gratë e Gjakovës, shkruan arbresh.info.
Përveç kësaj ai ka premtuar se gratë lehona do të kenë 12 muaj pushimin me pagesë.
“Jo me ngarku sektorin privat, por përmes një fondi të vecantë,” ka premtuar Hoti.
Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore jozyrtarisht që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, që do të mbahen më 11 qershor./arbresh.info/
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...