Google ADS

Hoti: Gjakova do të na mbështes si në kohën e Rugovës (FOTO)

17:48 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot koalicioni LDK-AKR kanë mbajtur një takim në qytetin e Gjakovës ku janë pritur nga qindra aktivist të koalicionit të shpresës, shkruan Arbresh.info.

Para të pranishmëve ka folur kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR Avdullh Hoti, ai falënderoi të pranishmit dhe para tyre ka prezantuar programin e koalicionit të shpresës në disa fusha si zhvillim ekonomik, bujqësi, arsim etj.

Hoti ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të filloj punën edhe aeroporti i Gjakovës ku do të punësohen disa persona nga kjo anë

“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohet  i nderuar kryeministër i nderuar partner i koalicionit Behgjet Pacolli ,të dashur qytetarë të Gjakovës. Gjakova është qyteti im ku unë kam kaluar  një pjesë të jetës duke mësuar në këtë qytet prandaj e kam shumë për zemër, sikur edhe në qytetet tjera ne jemi këtu para jush që të zotohemi dhe të kërkojmë besën e juaj që të na mbështetni si në kohen e Rugovës, ju do ta bëni dallimin e një qeverisjes të mirë.” tha Hoti

Ai nuk e la anash edhe rritjen e pagave ku premtoj rritje pagash gjatë mandatit të par të qeveris së tij, dhe njëherësh tregoi edhe të arriturat e qeverisë Mustafa gjate mandatit 2014/2017-të.

“Ne njihmi si njerëz të besës tani me partneret e koalicionit prandaj  ne zotohemi për realizimin e programit gjakova ka plagë si krejt Kosova ne sapo erdhëm nga një takim ku fati i të pagjeturve është shumë i rëndë. ne zotohemi para juve se do të punojmë bashkë me partnerët tanë që fati i të pagjeturve të zbardhët të dashur qytetarë gjakova dhe krejt Kosova ka nevojë të frymoj lirshëm. Ne sot kemi lirin kemi shtetin e pavarur që të punojmë shumë për një shtet ku sundon ligji e jo forca e muskujve ne kemi pupuar shume me kryetaren për dy vjet ne besojmë se shpejt do të  punojmë për fillin e punës se aeroportit të Gjakovës. ju e keni një kryetare të jashtëzakonshme ne do të punojmë se bashku për realizimin e premtimeve , rritja e pagave do të ndodh menjëherë pas formimit të qeveris e kjo do të ndodh me policët e Kosovës ” u shpreh Hoti në Gjakovë/Arbresh.info/

yy yyyy e h ryre

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme