Beqir Sadikaj, kandidat i PDK-së për Istogun, ka thënë se forca e ndryshimit për komunën që ai pretendon ta udhëheq, është rinia.
Në një status të shkruar në llogarinë e tij në facebook, Sadikaj është parë të ketë vazhduar fushatën e tij zgjedhore, bashkë me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, ku që të dy kanë takuar dhjetëra të rinj të Isogut.
”Së bashku me nënkryetarin e PDK-së, z. Rexhep Hoti dhe kryetarin e Rinisë Demokratike, Dega në Istog, z. Valon Zekaj takuam dhjetëra të rinj, me të cilët bashkëbiseduan për fushatën zgjedhore, për platformën time zgjedhore dhe për përgatitjet që po bëjmë për të fituar më 22 tetor. Rinia është forca e PDK-së, është Forca e Ndryshimit për Istogun. Së bashku me këtë rini të mrekullueshme fitoren do ta kemi të garantuar”, përfundon Sadikaj, transmeton Klan Kosova.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...