Kandidati i LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti u ka premtuar banorëve të fshatit Zhur se do të punoj maksimalisht në mandatin e tij për ta shndërruar Zhurin në komunë, kërkesë kjo e bërë që një kohë të gjatë nga banorët e këtij fshati.
Hoti tha se ky nuk është vetëm premtim elektoral por diçka që do të realizohet, shkruan arbresh.info.
“Garantojmë dhe zotohemi se do ta trajtojmë me seriozitetin më të madh themelimin e komunës së Zhurit. Këto nuk janë premtime të fushatës. Në tri fushatat e kaluara keni kërkuar që të themelohet kjo komuna dhe nuk është themeluar”, ka thënë Hoti.
Ai u ka premtuar banorëve të Zhurit se do të trefishoj subvencionet për bujqit./Arbresh.info.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut