Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë të martën në Gjilan se nga 12 qershori Kosova do ta ketë një qeveri të re, të qëndrueshme dhe stabile, që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Këto komente Haziri i ka bërë gjatë një vizite në kompaninë Fluidi në Gjilan, ku ishte së bashku me kandidatin për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se do t’i funksionalizojmë zonat ekonomike dhe jemi dakorduar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrinë e Tregtisë për t’i bërë këto zona në funksion të komunitetit të biznesit.
Një masë tjetër e qeverisë së re do të jenë edhe “pushimet tatimore për biznese të caktuara”.
“Këto masa ekonomike të cilat janë të detajizuara me gjithë legjislacionin përkatës do të dyfishojnë rritjen e bizneseve në Kosovë. Do t’i vizitojë të gjithë sektorët e bizneseve në Kosovë, për t’ju treguar planet konkrete zhvillimore në të gjitha fushat të cilat do t’i ndërmarrim. Ne jemi të sprovuar në fushën e ekonomisë dhe nuk ka temë më të rëndësishme në Kosovë se ekonomia dhe punësimi i të rinjve”, ka thënë Hoti.
Ai ka premtuar se në mandatin e ri do “t’i heqë të gjitha monopolet të cilat po e ngulfatin ekonominë e Kosovës”. Fejzullah Mustafa, pronar i fabrikës për prodhimin e pijeve Fluidi ka thënë se fabrika e tij posedon sipërfaqe mbi 10 mijë metra katror dhe rreth 200 punëtorë. Ai ka kërkuar që të vazhdohet me ndryshimin e politikave fiskale në favor të prodhimit vendor.
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...