“Prej vitit të ardhshëm bima e duhanit do të subvencionohet në shumën prej 1200 euro për hektar. Bima e duhanit do të trajtohet sikur rrushi në Rahovec, pra nuk do të ketë akcizë. Sot zotohem para jush se Gjilani dhe Anamorava do të bëhet jeshile prej mbjelljes së duhanit”.
Kështu ka thënë sot kryetari aktual dhe kandidati i LDK’së për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, gjatë takimit me bujqit e Gjilanit.
“Kryefamiljarët këtu janë sinonim i familjes. Pa e punuar tokën, ajo shtëpi bereqet s’ka. Ne i kemi zvogëluar vështirësitë dhe brenda katër viteve. Mbi 2400 bujq janë subvencioonuar vetëm me farë gruri. Nuk po flas këtu për mbështetjen për resorët tjerë. Ne e kemi bërë të vlefshme punën e bujqësisë dhe të gjitha resoret e saj”, ka shtuar Haziri.
Kryetari i Gjilanit tha se parnerin më të madh në bujqësi e kanë qeverinë amerikane.
“Ata kanë krijuar besim që gjilanasit janë punëtorë dhe të fjalës. Për vitet e ardhshme ju premtoj se do t’i rrisim subvencionet për çdo familje bujqësore”, tha në fund Haziri.
Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e jashtëzakonshme për subvencionimin e bujqve të Gjilanit.
“Brenda katër viteve kemi subvenciouar mbjelljet pranverore dhe vjeshtore më shumë se kurrë më parë. Rreth 600 mijë kilogram farë gruri kanë përfituar bujqit nga subvencionet e Komunës, mbi 50 kilometra rrugë të arave i kemi ndërtuar, i kemi shpërndarë mbi 400 mekanizma bujqësor. Kemi ndërtuar parneritete me organizata ndërkombëtare e vendore, kemi dhënë edhe llaktofrizë, sikurse që kemi ngritur mbi 50 hektarë me vishnje. Me një simbolikë të vogël, Lutën sot po e shpallim kumbar të bujqve”, tha Ramadani.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...