Haziri: LDK do të fitojë bindshëm me 11 qershor

21:09 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, të mërkurën ka shprehur besimin se LDK bashkë me partnerët e koalicionit do të shënojë fitore në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit dhe se Kosova duhet shndërruar në vend për zhvillim.

Gryka e Karadakut, që përfshihet prej Stanqiqit e deri te Zhegra, i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së dhe Koalicionit të Besës dhe Shpresës, përkatësisht Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri, Avdil Halimi, Labinotë Demi Murtezi, Ismet Hajdini, Selvete Shurdhani dhe Fidan Mustafa.

Kandidatët për deputetë falënderuan banorët e Karadakut për mbështetjen e madhe, ndërkaq thanë se ky koalicion do të triumfojë për të mirën e këtij vendi, pasi ky është një moment historik i kthesës së madhe. Ata thanë se do të jenë zë i fuqishëm i Gjilanit në Parlamentin e Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo mbështetje është dëshmia më e madhe e fitores së madhe të partisë së Ibrahim Rugovës dhe aleatëve.

 

Të ngjashme