Një poster i kandidatit për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Bekim Haxhiu, u pa në mëngjesin e sotëm në një objekt të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Drenas.
Lidhur me këtë, deputeti Haxhiu ka thënë për Insajderin se posterin e tij aty e kishte vendosur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në mëngjes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje me iniciale A.M. e ka vendosë foton e ka fotografuar dhe është larguar”, ka thënë Haxhiu për Insajderin, transmeton arbresh.info.
Haxhiu ka shtuar se posteri i tij më nuk është aty.
“Ekipi im ka shkuar dhe e ka larguar atë foto brenda 1 ore nga publikimi. Emrin e këtij aktivisti do ta dërgoj në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Haxhiu.
“Jam i prirë që të respektoj rregullat zgjedhore dhe kodin e zgjedhjeve, sepse fitorja është e sigurt”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...