Haradinaj për Demarkacionin: Kufiri është në Çakorr, liberalizimi do ndodhë shpejt

19:49 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili njëherit është dhe Kryeministër i Kosovës, në tubimin e sotëm në Klinë në kuadër të fushatës zgjedhore, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave.

Haradinaj ka potencuar se udhëtimi i lirshëm i kosovarëve do të bëhet me përfundimin e detyrave, obligime këto të dhëna nga Bashkimi Europian, transmeton Klan Kosova.

Tutje si i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Klinës edhe njëherë u ka premtuar se Demarkacioni do të përfundoj më kufirin në Qakorr.

”Ta dini kufiri është në Qakorr, vetëm po presim faktet nga komisioni”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme