Haradinaj: Kushtet e punës në KEK do të përmirësohen

15:31 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka vizituar sot punëtorët e KEK-ut në Obiliq.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kushtet e punës së këtyre punëtorëve do të përmirësohen dukshëm në krahasim me të tashmen, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike të rajonit!

Kosova është e bekuar me burime të panumërta natyrore, të cilat do të shfrytëzohen për ta përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve.

Me rezervat më të mëdha të thëngjillit në Evropë, Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike të rajonit.

Kushtet e punës në KEK, kualiteti jetësor dhe standardi i punonjësve e i familjeve të tyre do të përmirësohen dukshëm në krahasim me të tashmën.

Do të garantojmë që për të gjitha burimet që eksploatohen të sigurohet mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme