Google ADS

Haradinaj: Kosovës i ka munguar qeverisja që kryen punë

15:34 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në hapje të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, sot në Prishtinë ka thënë se Kosovës i ka munguar qeverisja që kryen punë.

“Një qeverisje që temat, punët që janë në interes të qytetarit, të gjitha i pranon si obligime, nuk i ndan, nuk i përzgjedhë vetëm të mirat e të lehtat por i pranon të gjitha që janë interes i qytetarit. Kjo po ndodhë tani në Kosovë, kjo është kuptuar drejtë nga ata që më kanë besuar. Detyra ime, detyra jonë, e secilit në Kosovë është që secilin hall të qeverisjes ta kuptojnë që temat e qytetarit janë detyrë e jona dhe duhet t`i zgjidhim në atë mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të mos na rikthehen prapë në tavolinë. Këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka thënë Haradinaj.

“U tha më herët se Kosova ka njerëz, ka resurse, ka miq, por jo çdoherë njerëzit e mirë të Kosovës i kanë marrë përgjegjësitë, jo çdoherë e drejta është besuar. Pse? Ka shume në Kosovë që shesin moral në mënyrat më të çuditshme, por e vërteta është ndryshe. I kam dëgjuar partitë opozitare për kritikat, unë kam bë një betim. Nuk kthehem mbrapa me i sha ata para meje që ishin në punë. Nuk ma lejon as nderi im, as i familjes, por as i AAK-së si parti e djathtë edhe në Kosovë edhe në botë ne do t`i mbështetim aleatët tonë. Për shkak se e dimë si ka ardhur Kosova këtu”, tha Haradinaj, transmeton Indeksonline.

“Plot lëvizje kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë përkrahur Millosheviqin. Unë e di pse harrojnë, sepse kanë hy borxh në adresa të gabuara, jo prej atyre që kanë rrugëtuar me Kosovën. Çka po bën sot Kosova? Kosova i don njerëzit e vetë të gjitha partive, po ashtu Kosovën nuk mund ta mashtrojë askush. Ata që mendojnë se kanë marrë besim dhe iu lejohet ta keqpërdorin atë besim, kanë me u bindë qytetari i lexon drejtë ata. Ata që punojnë me besnikëri, ky vend do ua shpërblejë”, tha ai.

“Plot njerëz po thonë “i tregojmë Ramushit, i ka kaq ditë e kaq muaj”, por mos harroni Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre”.

“Disa më njohin në punë, e i ka kapu paniku se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpara duke iu prirë, sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme