“Korrupsioni ka shkatërruar edhe perandori e shtete të mëdha. është i dëmshëm, por është edhe i rrezikshëm, e pengon zhvillimin e tij”.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në një tubim parazgjedhor në Ferizaj ka thënë se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis, nëse ai merr drejtimin e qeverisë.
“Korrupsioni ka shkatërruar edhe perandori e shtete të mëdha. Perandoria Romake u rrëzua sepse sistemi i saj u korruptua. Nëse një perandori aq e madhe, fuqia më e madhe e asaj kohe rrëzohet, cka mund t’i bëjë korrupsioni një shteti në nisje? Korrupsioni për të tilla shtete jo vetëm që është i dëmshëm, por është edhe i rrezikshëm. E pengon zhvillimin e atij shteti. Prandaj na duhet shteti i së drejtës. Na duhet ta luftojmë korrupsionin, pa pushim”.
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë...