Kandati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj u është drejtuar me disa fjalë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit, shkruan arbresh.info.
Ai u ka premtuar atyre se së bashku do ta bëjnë Kosovën europiane.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Diasporë së bashku do ta ndryshojmë Kosovën!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë!
Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit.
Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë.
Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe të lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.
Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.
Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.
Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët europianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë.
Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe europiane!
Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!
Për këtë Zotohem.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki