Kandidati për kryetar të Obiliqit nga AAK, Xhafer Gashi, ka shpalosur programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i cili bazohet në disa shtylla kryesore që prekin sferat kryesore të jetës së qytetarëve të kësaj komune.
Haradinaj u zotua se do të implementohet Ligji për Obiliqin dhe banorët e kësaj komunë do të bëhen zot shtëpie me zbatimin e këtij ligji.
“Kur vjen 22 tetori dine dhe besoni se mund të kryhen krejt punët e Obiliqit, mund të hiqet Obiliqi prej hirit, mos të mbetet vetëm poligon i hirit, mundet Obiliqi me e mbërri ditën që s’ka të papunë. Pra, mos harroni këtë nuk është larg kjo ditë, mundet Obiliqi prej një populli të dënuar që e ka thith tymin e që ka këqyr për rreth çka po bëhet në KEK me u kthye në zot të shtëpisë, e me qenë një popull i lumtur që e ka KEK-un që është këtu edhe që e ka ligjin për Obiliqin. Ligji për Obiliqin do të zbatohet dhe ka me vendos një të drejtë të mohuar nëpër shumë dekada”, tha Haradinaj.
Haradinaj u zotua se me investimet për energjinë do të vijë një teknologji e re, e cila do të mundësojë që banorët e Obiliqit të thithin ajër të pastër.
Kandidati për kryetar të Obiliqit nga AAK, Xhafer Gashi tha se për mandatin e ardhshëm ka pesë prioritete kryesore, duke filluar nga përmirësimi i infrastrukturës fizike, përmirësimi i mjedisit, krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale dhe zhvillimin e bujqësisë.
“Prioritetet kryesore me qeverisjen tonë do të jenë ligji për Obiliqin që do të plotësohet me akte nën ligjore dhe implementimin e tij në tërësi, ligji do të ndajë detyrat edhe të nivelit qendror edhe të nivelit lokal, por edhe të operatorëve ekonomikë. Me implementim të ligjit do të lehtësohet edhe implementimi i strategjisë për zhvillim socio ekonomik lokal 2017/2021. Strategjia jonë ka 5 shtylla dhe objektiva kryesore: përmirësimi i infrastrukturës fizike, përmirësimi i ambientit mjedisor, krijimi i kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik të bizneseve, përmirësimi i mirëqenies sociale, zhvillimi i bujqësisë”, tha Gashi.
Kulm të të gjitha sukseseve të qeverisjes së tij Gashi sheh ligjin për Obiliqin, i cili do t’i kthejë dinjitetin qytetarëve të kësaj komune.
“Ligji për Obiliqin nga i cili do t’i kthehet dinjiteti qytetarëve të Obiliqit. Përfitimet nga ky ligj janë të shumta. Po i përmendi disa nga ato tantiema 20 për qind vlerë që do të arrijë afërisht deri në 5 milionë e 600 mijë euro, koogjenerimi nxehja qendrore, do të krijohet një ekip i ekspertëve, të cilët do të merren me implementimin e ligjit, mundësitë për një laborator për matjen e ajrit”, tha ai.
Kryetari i tanishëm i Obiliqit, njëherësh kandidati për kryetar të këtij qyteti, Xhafer Gashi u zotua se gjatë mandatit të tij të ardhshëm do të ndërtojë shtëpi të kulturës, sheshe dhe ndërtesa për raste sociale.
Gashi ka shpalosur edhe disa të arritura për Obiliqin gjatë qeverisjes katërvjeçare siç janë përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe shërbimeve shëndetësore primare, infrastruktura rrugore, mirëmbajtja e ambientit etj.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç