Kryeministri dhe njëkohësisht, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë hapjes së fushatës së AAK-së tha se kandidatët e AAK-së do të sjellin vizionin qeverisës, përcjell arbresh.info.
“Kandidatët tonë do të sjellin vizioni qeverisës, energjinë, qeverisjen tek qytetari. Ne së bashku i kërkojmë votën qytetarëve të vendit në gjithë Kosovën për kandidatët për kryetar të komunave, listën tonë pra të qeverisim për ndryshimin që ka filluar”, tha Haradinaj.
Ai tha se qeverisja duhet të jetë për qytetarin.
“Qeverisja në Kosovës duhet të arrijë qytetarin përveç veprimeve qeverisëse. Jo qeverisjen për qeverisjen siç ka ndodh deri tani por qeverisjen për qytetarin”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se ligji do të jetë i drejt për të gjithë.
“Ligji në vend ka me qenë më i drejt, të gjithë kanë me qenë të barabartë para ligjit”, tha ai.
Ai në fund tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ju tregojë të gjithëve se është me e aftë se kurrë që t’i shërbejë qytetarëve të vendit.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...