Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dje ka qëndruar në Leposaviq, për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së Listës Serbe, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Gjuriq gjatë tubimit në Leposaviq ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit serbët do të zgjedhin mes atyre që ka përzgjedhur Republika e Serbisë, e jo të atyre që po përpiqen t’i zgjedhin shqiptarët.
“Nuk do të munden kurrë të na imponojnë njerëz dhe nuk të do të munden kurrë të na blejnë”, ka thënë Gjuriq.
Gjithashtu në fushatën e Listës Serbe ka folur edhe kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ndërkaq, Marko Gjuriq ka hyrë në Republikën e Kosovës me leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj