Ardian Gjini nga AAK-ja ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk ka ndryshuar, pavarësisht koalicionit parazgjedhor me PDK-në e Nismën.
Ai ka thënë se Haradinaj do të sjellë në Kuvend demarkacionin shpejt dhe aty do të merret vendimi se a do të kalojë ai demarkacion apo do të bie dhe do të kërkohet rinegocim me Malin e Zi, apo edhe në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Nuk mundet me sjellë kryeministri i ardhshëm i vendit version tjetër në Kuvend. E para nuk po flasim për shumicë, por po flasim për një provizion kushtetues që kërkon 2/3 e votave. Kosova e ka të qartë që nuk mundet me i pas 2/3 e votave. Një pjesë mendon se ka qenë vijë e saktë, një pjesë mendon se jo. Nuk besoj se munden të bëhen më shumë se 2/3. Kosova vetëm duhet ta procedojë shpejt dhe mos me ra ndesh me ndërkombëtarët. Qëndrimi i Haradinajt është të sillet në Kuvend të provohet të rinegociohet me Malin e Zi, apo edhe në arbitrim ndërkombëtar”, ka thënë Gjini në Interaktiv të KTV-së.
Qëndrim më ndryshe ka pasur anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili kohë më parë kishte thënë se do të votojë vetëm versionin aktual të demarkacionit. Ai ka thënë se kjo çështje kërkon konsensus të gjerë politik dhe për këtë do të vendoset bashkë mes partnerëve të koalicionit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Përtej asaj që kam menduar, e kemi parë që kjo çështje kërkon konsensus më të gjerë politik. Se në çfarë forme do të votoj do të them kur të bëhem deputet”, ka thënë Hoxhaj.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...