Fatmir Gashi, kandidat i AAK-së në garën për kryetar të Pejës, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka premtuar se nëse fiton garën, do ta ndryshojë projektin e BOREA-s, derisa ka akuzuar kryetarin aktual Gazmend Muhaxherin për mungesë transparence për këtë projekt.
Gashi edhe pse e pa mirëpritur projektin e BOREA-s, ka akuzuar kryetarin Muhaxheri për paqartësitë rreth projektit, përfundimin e të cilit ai premtoi deri në fund të mandatit të vet në vitin 2021.
“BOREA ka filluar projektin, është ringjallur projekti i viteve ’80, është mirë që është faktorizuar ky projekt, por gjatë rrugëtimit të implementimit ka pasur të panjohura. Projekti filloi me planin e fizibilitetit të cilin e ka bërë një kompani zvicerane dhe e njëjta firmë ka krijuar kompaninë “Fillet” dhe e ka fituar tenderin”, ka thënë Gashi.
“I gjithë ky proces ka shkuar pa transparencë. Ka pasur postime në Facebook se ‘e kemi bërë atë, apo këtë’, por neve na obligoi ta shikojmë dhe e hetuam firmën. Projekti do të ndërrohet nga ajo që është proklamuar. Ne kemi projekt ndryshe të financimit”, ka shtuar ai.
Për implementimin e projektit të BOREA-s Gashi ka thënë se duhet menduar forma e marrjes së kredisë ose të marrin borxh publik, me leje nga Qeveria e Kosovës.
“Do të mendojmë që të hyjmë në kredi, apo të shkojmë me borxh publik, por edhe kreditë ne do të marrim 54 milionë euro kredit”, ka premtuar Gashi.
Gashi ka premtuar se në rast se fiton garën për kryetar, do të investojë në ujësjellës dhe kanalizim, pasi sipas tij, shumë prej fshatrave në Pejë kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanalizimit.
“Ujë i pijes mungon në 15 fshatra ndërsa kanalizimi mungon në 50 lokalitete, këto do të jenë dy prioritetet tona”, ka thënë Gashi.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Gashi gjithashtu ka premtuar ndërtimin e një muri rreth lumit Bistrica nga Peja deri në fshatin Leshan.
“Synojmë ndërtimin e murit nga Leshani deri në Pejë. Do ta ndërtojmë murin dhe do ta pastrojmë lumin Bistrica”, ka premtuar Gashi.
Në programin e tij qeverisës është edhe formimi i mjekëve për zonat e caktuara të komunës./koha/
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës