Sheshi qendror i Mitrovicës së Veriut është mbushur me flamuj të Serbisë dhe posterë të drejtuesve të Listës Serbe pak ditë para se të votohet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Gjatë 30 ditëve fushatë asnjë nga liderët e Kosovës nuk i ka vizituar shqiptarët e veriut. Takimet me strukturat partiake i kanë zhvilluar në jug, shkruan sot, gazeta Zeri.
Me flamuj të Serbisë dhe me posterë të drejtuesve të Listës Serbe është mbushur i gjithë sheshi qendror i qytetit të Mitrovicës së Veriut, ndonëse një ditë më pas do të përmbyllet fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit që mbahen në Republikën e Kosovës, pjesë e së cilës është edhe kjo komunë.
Pikërisht në këtë shesh sot do ta përmbyllin fushatën drejtuesit e Listës Serbe dhe zyrtarë të Qeverisë së Serbisë përderisa asnjë nga liderët shtetërorë të Kosovës nuk e ka marrë guximin t’i vizitojë gjatë 30 ditëve fushatë së paku banorët shqiptarë që jetojnë në veri e të mos flasim që ta planifikojnë ndonjë organizim elektoral në këtë komunë.
“Me Kadri Veselin ditë më parë jemi takuar në jugun e Mitrovicës, përderisa kemi pasur takim në veri të Mitrovicës me Sami Lushtakun, Agim Çekun dhe me Flora Brovinën”, thotë Bashkim Cimili, kandidat i PDK-së për asamblist në Mitrovicën e Veriut.
Por Goran I., 40 vjeç nga veriu i Mitrovicës, nuk e ka asnjë mëdyshje për fitoren e thellë që do ta arrijë në zgjedhjet e së dielës Lista Serbe, e cila, siç thotë ai, politikisht e shtrin pushtetin e Beogradit dhe e zvogëlon ndikimin e Prishtinës në komunat e banuara me shumicë serbe.
“Lista Serbe është projekt politik i Serbisë në Kosovë, prandaj ka përkrahje kaq të madhe mes banorëve serbë. Këtu ka vetëm simbole të Republikës së Serbisë përderisa në zgjedhjet e së dielës do të votojmë përsëri me dokumente të Serbisë”, shprehet ai.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...