Fushata hyn në javën e fundit, këto janë aktivitetet e partive politike për sot

07:50 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Partitë politike vazhdojnë edhe sot fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kjo javë është e fundit e fushatës pasi këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet, shkruan arbresh.info.

Këto janë aktivitetet e partive politike për sot:

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton Ndërmarrje Publike “Hortikultura”. (Dardani te Parku i Ri, ora 9:30)

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli organizon konferencë për media në lidhje me statistikat e Viber. (Selia e AKR-së, ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të Lipjanit, Selatin Retkoceri mban tubim me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi shpalosë programin qeverisës për Shërbimet Publike. (Parku i qytetit, ora 12:00)

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli merre pjesë në debatin me kundërkandidatët organizuar nga KDI. (Hotel Sirius, 13:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të Deçanit, Zekë Sinanaj mban tubim me qytetarë. (Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në ora 15:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim në Kodrën e Trimave. (Shkolla Fillore “Zenel Hajdini”, ora 17:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të të Pejës, Bashkim Nurboja. (Sheshi qendror i qytetit të Pejës, ora 17:00)

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli mban takim me punëtoret e Mabetex Group. (Hotel Emerald, ora 17:00 – pa praninë e mediave)

Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi mban tubim me qytetarë. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 17:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Vushtrri. (Salla e Sporteve në Vushtrri, ora 17:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim me Klubin e Sportistëve, ku prezent do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi takohet me struktura të Forumit të Gruas së LDK-së në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të të Podujevës, Ajet Potera mban tubim me qytetarë. (Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ora 19:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi takohet me banorët e fshatit Shkabaj. (Shkolla fillore e fshatit, ora 19:30)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme