Kandidati i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se programi i partisë së tij parasheh punësimin e të paktën një anëtari në secilën familje në Kosovë. Ka thënë se në këtë mënyrë do të zbusin papunësinë.
Nga Prizreni, Limaj ka dhënë premtime se do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të të rinjve.
“Nisma për Kosovën nuk ka dhënë premtime asnjëherë. Në këto vitet e fundit kemi vizituar punëtorë, bujq, fermerë… Duke biseduar me ta kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Kemi dalë me një projekt”, ka thënë Limaj.
Ai ka premtuar se me Nismën për Kosovën do të ndalet pabarazia.
“Nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Në Kosovë nuk do të ketë më asnjë familje pa një të punësuar”, ka shtuar ai.
Limaj në qytetin e Prizrenit është prezantuar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Haradinajt.
“Me Nismën në Qeveri. Urime të gjithëve”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?