Deputetja më e votuar e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është përfshirë në fushatën e LDK-së për zgjedhje lokale.
Ajo dy ditët e fundit është parë në rendin e parë të takimeve të LDK-së, ndërsa sonte në mbrëmje ka mbajtur fjalim, krahas kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberi, në Zhabar.
“Sonte, në prani të një numri të madh të banorëve të Zhabarit, kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës i shoqëruar nga deputetja Vjosa Osmani kanë kërkuar mbështetjen e këtij lokaliteti. Banorët e Zhabarit, me entuziazëm kanë shprehur mbështetjen e tyre për Safet Kamberin, Kryetar të Mitrovicës”, thuhet në një njoftim për media nga Mitrovica.
Osmani ka prejardhje nga Mitrovica, ani pse ishte përmendur si kandidate e mundshme për garën e Prishtinës. Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...