Tubime të vogla, prania e shërbyesve civil dhe e veturave zyrtare, dhe pjesëmarrje e fëmijëve në tubime, po e përcjellin edhe këtë fushatë parazgjedhore.
Kështu u tha në një konferencë për media, të Koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim, mbi fushatën parazgjedhore.
Florent Spahija nga DnV i cili raportoi rreth fushatës zgjedhore tha se rreth dy mijë fëmijë kanë qenë pjesëmarrës gjatë kësaj fushate, e në këtë çështje prin LDK-ja.
“Po vazhdon trendi i njëjtë me tubime të vogla 50 deri në 100 persona. Por tubime të mëdha të karakterit mbi një mijë persona janë vetëm 21 raste. Ndërsa tubime deri në 500 persona janë në tendencë të rritjes ditëve të fundit, por jo shumë e madhe. Në 43 raste është vërejtur prania e shërbyesit civil dhe makinave të shtetit të përdorura nga zyrtarë të ndryshëm. E me këtë prin PDK si njëra nder partitë, që ka shfrytëzuar më së shumti apo 26 raste nga gjithsej 43 sa kanë qenë. . PDK po ashtu në shtatë raste ka përdorur gjuhen e urrejtjes kur ka mbajtur takime. Gratë vazhdojnë të jenë në numër të pakët në këto evente të partive politike, përkatësisht vetëm me 10 për qind marrin pjesë….Fëmijët po vazhdojnë të marrin pjesë në fushatë. I kemi parë në 236 aktivitete kemi konstatuar prani të fëmijëve. Ndërsa numri i fëmijëve është rreth 2 mije fëmijë, kanë marrë pjesë në fushatë zgjedhore. LDK prin në aktivitetet e saja me fëmijë. Pasuar nga LVV dhe PDK”, tha Spahija
Në këtë konferencë u bë e ditur dhe rreth monitorimit të shpenzimeve të fushatave, i cili po realizohet në mes të DNV dhe Transparency International të Republikës së Çekisë.
Ondrej Cakl nga Transparency internacional nga Republika Çeke, tha se ata i kanë dërguar të gjitha partive pyetësorët rreth shpenzimeve të tyre për këtë fushatë zgjedhore dhe se vetëm gjashtë nga to i kanë plotësuar ato.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti, është që financimi i partive politike të bëhet më transparent. Niveli i lartë i transparencës është pjesë e qeverisjes demokratike. Ne kemi kontaktuar subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale dhe atyre iu kemi dërgu pyetje dhe ato i kanë plotësuar pyetësorin rreth financimit të tyre… Pas dërgimit te pyetësorin i kemi marrë 6 pyetësor të plotësuar ku ne ketë pyetësor ipen detaje të mjaftueshme për strukturën e shpenzimeve gjatë fushatës parazgjedhore. I shohim burimet e financimit të partive politike. Kanë dhënë informata të bollshme. Gjashtë parti të cilat janë shembuj të transparebncës sa i përket financimit, janë Lëvizja për bashkim, Nisma për Kosovën, LDK. Partia Fjala ,Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja për Gorën. Dua t’iu bëj thirrje partive tjera politike, që t’i përgjigjen pyetësorit që t’i marrim parasysh teëdhë nat e tyre”, tha ai.
Florent Spahija nga DnV tha se LDK-ja ka treguar transparencë të plotë të këtij procesi.
“LDK një parti e madhe që ka deklaruar që ka buxhet financiar 450 deri në 500 mijë euro, e cila i harxhon në këto zgjedhje. Ka kompani të kontraktuara për me ia bë ‘Piarin’. Shumicën e aktiviteteve të saj i shohim në FB, të cilat mbahen dhe aktivitetet kur kanë me u mbajt i paraqet në Facebook . Ka treguar transparencë të plotë dhe në atë se ka një shtab zgjedhor, i ka emrat dhe në atë se raportin financiar do ta bëjë publik pas përfundimit të fushatës ashtu siç kërkon ligji. Ata kanë qenë të hapur. Njëjtë ka qenë dhe reagimi i partisë Nisma. Ku ka treguar se ka 50 mijë euro mjete financiare për shpenzim të kësaj fushate. Dhe ka tregu që shumicën e këtyre fondeve i ka të ndryshme”, tha ai.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...