Deputetët e Vetëvendosjes 10 ditë në fushatë me biçikleta

14:05 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Sot, më 10.10.2017, deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli me aktivistë të tjerë e dashamirë të çiklizmit, kanë nisur turneu e quajtur “FITOUR”, i cili do të zgjasë 10 ditë.

Gjatë këtyre 10 ditëve do të vizitohen 26 komuna për t’i shprehur përkrahje kandidatëve për kryetar dhe për kuvende komunale.

FITOUR ka për qëllim promovimin e unitetit, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes, shëndetin, rëndësinë e kujdesit në trafik urban dhe ndërurban, fuqinë e solidaritetit, si dhe vetëdijësimin kombëtar për ruajtjen e ambientit.

img_3176-768x512

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme