Google ADS

Delawie: Ne besojmë se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta shtojnë besimin e qytetarëve

15:46 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, deklaroi sot në një intervistë për televizionin publik derisa po qëndronte në KQZ se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta vëzhgojnë tërë procesin zgjedhor, por edhe atë të numërimit të votave.

“Më vjen shumë mirë që sot jam këtu. Me një farë mënyre jam duke e nisur ditën si vëzhgues i zgjedhjeve lokale këtu në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që Kosova e ka një mundësi të mrekullueshme sot për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj demokracisë duke marrë pjesë në zgjedhje paqësore të lira dhe të besueshme”, tha ai.

Delawie tha se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta shtojnë besimin e qytetarëve.

“Ne besojmë se vëzhguesit ndërkombëtarë e shtojnë besimin e qytetarëve sepse ata do të jenë të pranishëm edhe gjatë procesit të numërimit të votave. Rezultatet preliminare do të dalin sonte dhe disa do të jenë të disponuar e disa jo, por secili duhet të punojë në interes të publikut dhe të mos i shikojnë interesat personale”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme