Ilir Deda bashkëthemelues i Alternativës në Kaçanik ka thënë se janë të vegjël në këtë vend ku u vendosen themelet e Republikës.
“Këtu jemi me iu tregu që ky koalicion është besëlidhje e tre brezave atij të ’90, brezit të luftës dhe brezit të republikës që kanë marrë iniciativën ta dërgojnë vendin përpara duke prirë nga Avdullah Hoti brez i Republikës”, ka thënë ai.
Deda iu ka kërkuar të bëjnë dallimin me koalicionin tjetër.
“Ne jemi të bashkuar dhe me të vërtetë të vendosur për shëndetësi më të mirë, për arsim cilësor, për pensione më të mira. Koalicioni tjetër nuk ështw i bashkuar. Kryetari i PDK e tha se kjo parti do ta ketë kryeministrin, kryeparlamenarin dhe presidentin por ai harroi se ata e kanë kryeministrin nga Dukagjini. Kjo i ndanë ata. Ne jemi të fitores, andaj shihemi në fitore”, tha ai./Arbresh.info.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...