Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka prezantuar një nga projektet e tij për qeverisjen e kryeqytetit.
Projekti që Çelaj prezantoi sot ishte ai për rindërtimin e “Prishtinës së Vjetër”.
“Në pjesën ku është AKP, ne do të bëjmë bartjen e disa shtëpive të vjetra, disa do t’i rikonstruktojmë në bazë të fotografive dhe do ta krijojmë një lagje të Prishtinës së vjetër në bazë të fakteve se si ka qenë më herët”.
Çelaj në plan programin e tij ka paraparë edhe ndryshimin e pamjes së qendrës së Prishtinës. Ai ka thënë që së bashku me arkitekt dhe artistë do të vendosin për mënyrën se si do të fasadohen objektet në qendër, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo Çelaj ka propozuar që arkitektura në qendër të ngjasojë me atë austro-hungareze.
I gjithë ky projekt, sipas Çelajt pritet të kushtojë rreth 10 milionë euro.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...