Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri së bashku me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn kanë qëndruar sot në Han të Elezit, ku kanë shpalosur programin qeverisës.
Tahiri ka thënë se mbetet i vendosur i përkushtuar se qeverisja e re duhet ti kthej komunat në potencial zhvillimor dhe në veçanti komunat që janë në zonat kufitare.
“Përveç kryeqendrës, komunat kufitare janë fytyra e shtetit tonë.
Komunat e brezit kufitar duhet ti mbështesim fuqishëm përmes projekteve zhvillimore dhe bashkëpunimeve ndër-kufitare.
Ato janë pasqyra e parë e Kosovës, nuk lejojmë pabarazi e qytetar të përjashtuar. Duhet zhvillim i balancuar dhe i barabartë”, ka thënë Tahiri, duke thënë se në të kundërtën s’kemi ndërtuar shtet për të gjithë.
“Për këtë rrezikojmë ecjen si vend dhe shoqëri. Përkujdesja e dora e shtetit do të jetë kudo e me secilin qytetar”, tha Tahiri.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...