Kryetari aktual i komunës së Kaçanikut dhe kandidat nga PDK për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, Besim Ilazi, ka thënë në Magazina Lokale se lajmet negative për Kaçanikun dhe zërat se është vatër e ekstremizmit në Kosovë, janë zëra propagandues dhe keqdashës, pasi e vërteta është ndryshe.
“Kaçaniku asnjëherë nuk do të jetë vatër e ekstremizmit, por Kaçaniku është vatër e patriotizmit si në kohën e Idriz Seferit ashtu edhe në kohën e Kushtetutës së Kaçanikut dhe po ashtu në luftën e fundit”, ka thënë Ilazi.
“Mediat janë munduar të japin një imazh tjetër, por nuk ka elemente të tilla”.
“Është e vërtetë se kemi pasur një numër simbolik të njerëzve, por Kaçaniku s’mund të quhet vatër e tillë dhe kjo është vërtetuar”.
Ai është shprehur i bindur se do ta marrë besimin e qytetarëve të Kaçanikut edhe për katër vjetët e ardhshme dhe ka thënë se do të punojë shumë për të realizuar prioritetet e tij në të gjitha fushat dhe ta lehtësojë jetën e qytetarëve të kësaj komune.
Nënkoloneli Twigg merr komandën nga nënkoloneli Walden në No...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë...
Franca ndalon pjesëmarrjen e firmave izraelite në panairin e...
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lë...