Balli Kombëtar Demokrat dje ditë e shtune bëri hapjen e fushatës në Podujevë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku do të garoj me numrin 89.
Kryetari i BKD-së për Kosovë, Gazmend Islami, ju premtojë qytetarëve të Podujevës një të ardhme më të mirë në të gjitha fushatë e jetës nëse ata vinë në udhëheqjen e kësaj komune.
Ai tha nuk do të premtojë 200 mijë vende pune si partitë e tjera, po do ju premtojmë zhvillim të çdo sfere të jetës, që këto zhvillime do të krijojnë vende të reja të punës në Podujevë.
“Me ardhjen e Ballit Kombëtar në krye të komunës së Podujevës do të keni zhvillim ekonomik, do punojmë që të gjithë të jenë të barabart duke mos ju mohu e drejta asnjërit, prandaj më 22 tetor tek kutit e votimit votoni më djathtas, votoni BKD-në me numër 89”, tha Islami para të pranishmëve.
Në këtë tubim parazgjedhor mori pjesë edhe kryetari i BKD-së për Shqipërinë, Artur Roshi, i cili ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për sloganin e BKD-së, ‘Më djathtas’, për një të mirë të vendit të tyre.
Ai tha se vetëm duke shkuar më djathtas mundemi me qenë më afër popullit shqiptar.
Në këtë komunë do të garojnë 30 asamblistë, të fushave të ndryshme, si atë të arsimit, ekonomisë, çështjeve të sigurisë, të burgosur politik etj.
BKD prezantoi edhe shtatë pikat e programit qeverisës së tyre për Kounën e Podujevës të cilat janë:
1.Zhvillimi ekonomik,
2. Shëndetësia Në aspektin shëndetësor në Komunën e Podujevës ne planifikojmë,
3. Arsimi, planifikimi i shkollave profesionale që lidhen me resurset e kësaj komune,
4. Qytet për të gjitha gjeneratat,
5. Infrastruktura dhe investimet kapitale gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare,
6. Kultura dhe aktivitetet kulturore dhe 7. Zhvillimi i turizmit.
Ndryshe, pjesë e kandidatëve të asamblesë komunale në Podujevë, do të jetë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami./Sovrani.info
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...