Nënkryetari i AKR-së, njëherësh kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se koha e komandantëve ka kaluar dhe se ka ardhur koha e akademikëve dhe biznesmenëve globalë.
Bahtiri, në hapjen e fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa tha se duhet t’i jepet fund SHIK-ut në tërë Kosovën ashtu siç i ka dhënë edhe ai fund asaj në Mitrovicë, shkruan arbresh.info.
“Ne duhet t’i japim fundin atyre siç i kam dhënë fundin SHIK-ut në Mitrovicë do t’ia japim në tërë Kosovën. Ka kaluar koha e komandantëve. Ne kemi respekt për çdo njeri që ka luftuar për këtë vend por nuk do t’i përkulemi dhe nënshtrohemi kurrë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve. Koha e luftës ka përfunduar, është koha e zhvillimit ekonomik e kjo vjen me gjeneralët e fuqisë zhvillimore, me akademikë, me biznesmenë globalë”, ka thënë Bahtiri./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...