Google ADS

AVONET: Blerim Grainca njëri prej deputetëve më aktiv në Parlamentin e Kosovës

14:21 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Rrjeti i OJQ-ve AVONET gjatë punës së monitorimit të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës ka dal me një publikim të punës për deputetët nga komuna e Ferizajt. AVONET në bazë të hulumtimeve të veta gjatë këtij monitorimi ka nxjerrë deputetin Blerim Grainca si me aktivin, i cili ka ngritur shumë problem dhe shqetësime të qytetarëve dhe bizneseve nga regjioni i Ferizajt.

Për këtë AVONET ka bërë publike edhe procesverbalet nga aktiviteti i punës dhe angazhimeve te deputetit Grainca.

Më poshtë ju sjellim të plotë publikimi e rrjetit të OJQ-ve AVONET

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Blerim Grainca, cilësohet si një prej deputetëve më aktiv në Kuvendin e Kosovës, duke u bazuar në punën e tij aktive në Komisionin Parlamentare që ai vet është Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, deputeti Grainca, ngriti shumë tema duke u marr drejtpërdrejt me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve duke filluar nga ajo që ishte me punëtoret e Fabrikës së Tubave deri tek projektligjet siç është ai për tregti me produktet e naftës dhe karburanteve.

Deputeti Grainca vazhdimisht ishte aktiv në diskutimet rrethe raportimeve që bënin ministrat, kryefshefat e kompanive publike, duke trajtuar përformancën dhe shërbimet që ofrojnë dhe duke kërkuar që të rritet një angazhim më i madh i tyre karshi interesit publik dhe po ashtu deputeti Grainca ishte prej deputetëve që bëri vazhdimisht vizita dhe kontakte si kompanive publike po ashtu edhe ministrive.

Ai po ashtu ngriti shqetësimin e komunitetit të transportueseve që ju obligojnë shteti Shqiptarë gjatë kushtëzimit për derivate që ata janë të obliguar që mbi 200 litra derivate mos të kenë, kur të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Grainca, ishte çdo herë i angazhuar dhe po ashtu pjesë e grupeve punuese në kuadër të komisionit.

Procesverbalet nga angazhimet e deputetit  Grainca mund ti lexoni në këtë bashkëngjitje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme