Ish ministri i financave Avdullah Hoti, i nominuar për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, në spotin e tij elektoral të radhës, thotë se jeta në Kosovë është e vështirë për të gjithë, dhe duhet ditur se si të adresohen këto sfida për ta bërë vendin më të mirë.
Politika sipas Hotit është ajo që e ka lënë vendin mbrapa, dhe ai personalisht thotë të mos jetë politikan, por njeri që kryen punë.
Ekonomia kosovare sipas ministrit në largim të Financave, duhet të punojë për të gjithë, e jo vetëm për një grup të vogël. “Ne do të krijojmë vende pune të paguara mirë për të gjithë kosovarët. Ne do të bëjmë një qeveri që punon për qytetarët, e jo një qeveri që punon vetëm për qytetarët që punojnë për politikanët”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Analistët në Serbi: Administrata e Trumpit, më aktive në dia...
Faulli i pamatur i Matthijs De Ligt ndaj Schade e la yllin e...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në ...
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në k...
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve tekn...
Gjysma e amerikanëve drejt kutive të votimit/ Sondazhet komb...