Armë dhe granata në autobusët ilegal serb që provuan të kalonin në territorin e Kosovës

13:25 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

KFOR-i ka gjetur armë dhe granata në autobusët serb që provuan të kalonin në territorin e Kosovës

KFORI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur t’i ndalin disa autobusë ilegalë nga Serbia ku kanë gjetur armë dhe granata, Arbresh.info mëson nga burimet e tij.

Autobusët po kalonin nga rrugë të paligjshme në Jarinje.

Stafi përgjegjës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe situata është vënë nën kontroll./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme