Arbër Vllahiu, kandidati për kryetar të Prishtinë nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar myftiun Naim Tërrnava, njofton Klan Kosova.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Ternava, më priti sot dhe biseduam për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë, jo vetëm me Bashkësinë, por edhe zhvillimet e tjera në vend”.
“Rëndësia e shfrytëzimit të kapaciteteve njerëzore, e të rinjve në vend dhe e resurseve natyrore jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen dhe perspektivën e vendit”.
“Me rininë për të hapur perspektivën e saj, për t’i dhënë mundësinë e shansin dhe hapësirën për të qenë pjesë e pandashme e proceseve në vend dhe posaçërisht e zhvillimit të kryeqytetit. Angazhim i madh për t’i siguruar rinisë qasje dhe për ta integruar”.
“Do të jemi lehtësues dhe përkrahës në zbatim të ligjit dhe të projekteve që ndihmojnë veprimtarinë e BIK dhe të Bashkësisë Islame në Prishtinë, përfshirë edhe xhaminë e qytetit. Ligji për Prishtinën, ligji për bashkësitë fetare do të ndihmojnë në zhvillimin e kryeqendrës”.
“Ruajtja e kultivimi i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare e rëndësishme për vendin në tërësi e posaçërisht për qytetin”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...