Google ADS

Aktivitetet zgjedhore të partive politike për sot

07:51 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Partitë politike vazhdojë edhe sot aktivitetet e tyre parazgjedhore.

Këto janë agjendat e tyre për ditën e sotme të fushatës:

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton shoqaten e Taksisteve. (Restaurant Saranda, ish-Balantines te salla 1 Tetori, ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Suharekës, Salih Zyba mban tubimin elektoral në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës,”Ukë Bytyçi”, ora 12:00)

LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Podujevë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Agim Veliu, do të shpalosē programin qeverisës dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi i Qytetit në Podujevë, ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Viti. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët te lagjia e Spitalit. (Rrethi i EULEX-it – super viva, ora 17:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Deçan. (Sheshi para Komunës në Deçan, ora 17:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka mban tubim elektoral në Prizren. (Sheshi i Lidhjes, ora 17:00)

LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Prishtinë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Arban Abrashi, do të shpalos programin qeverisës për kryeqytetin dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi 21, ora 17:00)

Nisma për Kosovë mban tubimin elektoral me qytetarë të Prizrenit. (Prizren, ora 18:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Istog. (Sheshi  para Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 18:30)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Ferizaj. (Shesh i qytetit, ora 18:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi mban tubim elektoral në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës “Asim Vokshi”, ora 19:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Gjakovë. (Restaurant “Roma” në Gjakovë, ora 20:00)

Nisma për Kosovë merr pjesë në tubimin me qytetarët në Shtime. (Shtime, ora 20:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Rogovë e Hasit, Gjakovë. (Salla e Sporteve, ora 21:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme