Aleanca Kosova e Re, ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që t’i rikthejnë komisionertë e kësaj partie që nuk janë thirrur nga KQZ për të mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të 22 tetorit.
Sekretari i kësaj partie Vesel Makolli ka thënë se AKR është duke u dëmtuar shumë nga kjo padrejtësi që sipas tij është duke u bërë që dy herë radhazi.
“Na është bërë një padrejtësi në përfaqësimit e AKR-së në vendvotimet. Mos përfaqësimi jonë adekuat në çdo vendvotim na u është bërë edhe në zgjedhjet nacionale. Fatkeqësia më e madhe është se na u është thënë se në çdo vend votim do të kemi për marrë pjesë si komisioner por në i kanë hekë më shumë se gjysmën e komisionerëve prej listës”, ka thënë Makolli.
“Është komuna e Rahovecit ku na është kërkuar më i dërgu 50 komisioner na i kanë pranuar vetëm 48. Por çka është e padrejtë që ata komisioner na i kanë dërgu në Komuna tjera”, tha ai.
“Po ashtu në Prizren janë 280 vendvotime e për neve na i kanë nda vetëm 30 komisioner. Kjo po na ka bë me mëndu qe dikush po na ka frikën për punën tonë. Largimi i komisionerëve ka me na kushtuar neve shumë shtrenjtë”, ka thënë Makolli.
E Mirlind Sopi asalmbliste e kësaj partie ka kërkuar nga KQZ që të shqyrtoj edhe një herë kërkesën e tyre dhe të rikthehen 73 komisionertë e larguar.
“Prishtina i ka 56 qendra të votimit, dhe AKR-së në bazë të një shkrese kanë thënë se në çdo vendvotim do të kemi komisioner. Duke u bazuar në këtë AKR ka propozuar 228 komisioner dhe sot është thirrur grupi i fundit ku janë thirrur vetëm 159 komusuinuar ku është një dëmtim i madh me minus 7 komisioner në kryeqytetet”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se “Dikujt po i pengon fushata në Prishtinë dhe pamundësia e qasjes së komisinerët në vendvotime do të na dëmtojnë shumë ta ruajmë votën”
“Ne sot i bëjmë thirrje KQZ që ta shqyrtoj edhe një herë që të mos na dëmtoj për herën e dytë, dhe kërkojmë që të bëhet një zgjidhje emergjente dhe të na rikthejnë 73 komisionerët”, tha Sopi./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...