Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur se sot zyrtarisht do të bëjë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Në këtë hapje do të flasë edhe kryetari i saj, Behgjet Pacolli i cili në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme gjatë gjithë javës së kaluar ka qëndruar në SHBA bashkë me presidentin Hashim Thaçi ku janë takuar me personalitete të rëndësishme politike nga mbarë bota, shkruan arbresh.info.
“Ju ftojmë që ta përcjellni hapjen e fushatës zgjedhore të AKR së për zgjedhjet lokale në tubimin madhështor ku do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e AKR-së. Fjalë rasti do të mbajë presidenti i AKR – së Behgjet Pacolli”, thuhet në njoftimin e AKR-së./arbresh.info/
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...